- 10 krahë pule
- 1 qepë e kuqe e thatë
- 1 qepë e bardhë e thatë
- 1 tufë koriandër rrënjët
- 1 shkop kanellë
- 3 fara kardhamo
- 2 degë rozmarinë
- 1 lugë kripë
- 3 fleta dafine
- 3 karota
- Degët e një selinoje
- 2 litër ujë
Përgatitja
- Në një tenxhere hedhim ujin dhe e lëmë të vloj. Shtojmë krahët e pulës dhe sa të vloj prapë heqim ujin e hedhim dhe shtojmë 2 litra ujë të freskët.
- Hedhim dhe të gjithë përbërësit e tjerë në një tenxhere presioni bashkë me ujin dhe krahët e pulës.
- Lemë tenxheren e presionit për 40 minuta që na momenti që fillon të bëj zhurmën karakteristike. Heqim tenxheren nga zjarri dhe e lemë deri sa të ftohet vetë.
- Hapim dhe ziejmë dhe për 30 minuta të tjera.
- Zgjedhim disa qepë, selino, dhe karotë dhe bluajmë në blender.
- Kullojmë pjesën tjetër të lëngut dhe shtojmë në të perimet që bluam.
- E lemë të ftohet dhe vendosim në frigorifer lëngun që na duhet për dy ditë.
- Lëngun tjetër e hedhim në format e akullit dhe e vendosim në frigorifer në ngrirje (kështu kemi katrorë me aromë pule). Përdorim 1 katrorë për një njeri sa herë gatuajmë.
0 σχόλια