Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα TIPS. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα TIPS. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Τρίτη 16 Απριλίου 2019

Si tu heqim zhapën bajameve ose lajthive dhe ti pjekim


Zbardhja
  • Nëse në ndonjë recetë na nevojiten bajame ose lajthi të pastruara nga zhapa dhe të pjekura, mundemi ti bëjmë vetë, mos ti marrim të gatshme, veprojmë në mënyrën e mëposhtme.
  • Vendosim bajamet ose lajthit në një tenxhere të vogël me ujë që vlon, duke u kujdesur që ti mbuloj, i lëmë 1-2 minuta, derdhim ujin e vluar dhe shtojmë ujë të ftohtë. I vendosim në një letër kuzhine dhe ju pastrojmë zhapën duke i shtypur një nga një me dy gishtat e para të dorës.
Pjekja
  • Shtrojmë bajamet ose lajthitë në një tepsi që nuk ngjit, dhe i pjekim në furrën e sobës në 100 gradë 10-15 minuta varet se sa të pjekura i duam.
  • Nëse i duam ti pjekim më shpejt dhe më shumë, i vendosim në tigan që nuk ngjit pa vaj në temperaturë të ulët, i trazojmë me lugë druri sa të marrin ngjyrën qe ne dëshirojmë.
Read more

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Shije pule e bërë në shtëpi (katrorë)



Përbërësit
  • 10 krahë pule
  • 1 qepë e kuqe e thatë
  • 1 qepë e bardhë e thatë
  • 1 tufë koriandër rrënjët
  • 1 shkop kanellë
  • 3 fara kardhamo
  • 2 degë rozmarinë
  • 1 lugë kripë
  • 3 fleta dafine
  • 3 karota
  • Degët e një selinoje
  • 2 litër ujë
Përgatitja
  • Në një tenxhere hedhim ujin dhe e lëmë të vloj. Shtojmë krahët e pulës dhe sa të vloj prapë heqim ujin e hedhim dhe shtojmë 2 litra ujë të freskët.
  • Hedhim dhe të gjithë përbërësit e tjerë në një tenxhere presioni bashkë me ujin dhe krahët e pulës.
  • Lemë tenxheren e presionit për 40 minuta që na momenti që fillon të bëj zhurmën karakteristike. Heqim tenxheren nga zjarri dhe e lemë deri sa të ftohet vetë.
  • Hapim dhe ziejmë dhe për 30 minuta të tjera.
  • Zgjedhim disa qepë, selino, dhe karotë dhe bluajmë në blender.
  • Kullojmë pjesën tjetër të lëngut dhe shtojmë në të perimet që bluam.
  • E lemë të ftohet dhe vendosim në frigorifer lëngun që na duhet për dy ditë.
  • Lëngun tjetër e hedhim në format e akullit dhe e vendosim në frigorifer në ngrirje (kështu kemi katrorë me aromë pule). Përdorim 1 katrorë për një njeri sa herë gatuajmë.
Read more

Truke për shtëpinë dhe kopshtin



1. Shkrirja e akullit në frigorifer
Nëse është e nevojshme të shkrijmë akullin e frigoriferit shpesh, mësoni një mënyrë që do të bëj jetën tuaj më të lehtë. Në orën që bëni shkrirjen e akullit lyheni ose spërkateni me pak vajë bimësh atë, akulli do dali shpejt pas kësaj.

2. Tavolina e hekurosjes së rrobave

Nëse vini një letër alumine poshtë tavolinës së hekurosjes, hekurosja e rrobave do bëhet më shpejtë, pasi hekuri do djeg më shumë dhe temperatura do ruhet më gjatë.

3. Xhami dushit dhe kripërat
Nëse keni porta xhami në dush dhe jeni mërzitur duke i pastruar vazhdimisht nga kripërat apo mbeturinat e sapunit, provoni një mënyrë tjetër. Kalojini me një pecetë të butë ku keni hedhur baby oil. Do shpëtoni nga njollat për shumë kohë. Ujë, sapun dhe mbeturina të tjera do të kullojnë dhe kështu xhami do të jetë i pastër.

4. Zhbllokimi i tubove 1
Hidhni në tubë uthull të nxehtë pak nga pak. Lëreni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas me ujë të nxehtë. Nëse është e nevojshme përsëriteni prapë.

5.Zhbllokimi i tubove 2
Hidhni në tubo një gjysmë gote sodë buke dhe një gotë uthull. Lëreni masën të shkumëzojë për 10 minuta dhe më pas hidhni ujë të nxehtë.

6. Lavaman i vulosur
Një mënyrë efektive për lavamanët e vulosur me yndyrë është të hidhni në tubo një gotë kripë dhe një gotë sodë buke dhe më pas ujë të nxehtë.

7. Soda dhe uthulla në tubet
Një gjysmë gote sodë dhe një gjysmë gote uthull mbanë tubet të pastra dhe njëkohësisht i dezinfekton ato.
8. Gërshërëza në shtëpi
Në pranverë hyjnë gërshërëza të vogla në shtëpi tuaj? thërrmoni në pluhur disa fleta dafine ose palme dhe spërkatni në pikat ku dyshoni se hyjnë gërshërëzat, (nuk do të afrohen më).

9. Soda e bukës për minjtë
A e dini se duke hedhur sodë në vendet që dyshoni se hyjnë minj në shtëpi apo në garazh, soda i largon, mbas disa ditësh fshini me fshesën elektrike dhe mblidhni sodën.

10.Insekte dhe parazitë
Një numër i madh insektesh dhe parazitësh që gjenden në bimë ose lule mund ti zhdukni me këtë masë. Në një shishe ujë hedhim një lugë supe sapun pjatash dhe një lugë supe vaj lule dielli, tundim mirë masën dhe lyejmë me të bimët dhe pemët që kemi brenda apo jashtë shtëpisë një herë në javë ose një herë në dy javë.

11. Kërmij (slugs)
Nëse keni kërmij pa guacë në kopshtin tuaj, hidhni në një pjatë të thellë një masë gjysmë birrë dhe gjysmë ujë, era do ti tërheq dhe masa do i mbys.

12. Insekticid natyral

Në tre filxhan ujë shtoni dy lugë supe hudhër të shtypur, një gjysmë filxhani majdanoz të grirë (të thatë) ziheni masën deri sa të mbetet dy filxhan ujë. Kullojeni dhe lëreni masën të ftohet. Spërkatni me këtë mas pemët lulet apo zarzavatet tuaja, është shumë efektivë për një numër të madh insektesh, i lirë dhe sigurisht i pa dëmshëm për shëndetin.
13. Temperatura e kaurdisjes
1. E mesme, 130-145 gradë për kaurdisje që përmbajnë ujë si patate dhe perime të tjera.
2. E lartë, 155-170 gradë për të lyera me miell apo me gjalpë.
3. Shumë e lartë, 170- 190 gradë për peshq të vegjël, si kallamarë apo kroketa.

14. Disk Cd dhe gërvishtje
Nëse disa nga Cd disqe të tuajat janë gërvishtur apo janë ndotur si konkluzion të mos punojnë mirë. Lyheni në sipërfaqen e poshtme të diskun me pak pastë dhëmbësh të zakonshme (jo gel) lëreni 5 minuta dhe më pas pastroheni me një pecetë të butë me push. 

15. Qirinjtë në frigorifer 
Nëse lini disa orë më parë se ti ndizni qirinjtë në frigorifer, zgjasin më shumë kohë.

16. Qiri në sende

Qirinj që kanë kulluar në shandan apo sende të tjera hiqet lehtë, nëse i vendosni në ngrirje në frigorifer për disa orë.

17. Gërvishtje në qelq
Kini pasqyra apo qelqe që kanë gërvishtjeje, provoni të fërkoni mbi gërvishtjet pak pastë dhëmbësh ( jo gel) me pak fërkim me një pecetë të butë bën mrekulli.

18. Krevati dhe kërcitje

Vendosni pak sprei salikoni do ta gjeni në dyqan hekurash, në këndet e krevatit do shmangni kërcitjen dhe zhurmën e tij sa herë ndërroni krahë.

19. Era e cigares
Në dimër që ndezim ngrohje kalorifer vendosni një tas xhami me ujë dhe pak uthull. Uthulla shpërbën erën e cigares dhe bënë më të shëndetshëm mjedisin.

20. Era e duhanit
Hidhni në tavllat e duhanit pak pluhur vanilje. Kështu sa herë do fikni cigaren do vijë erë vanilje, kështu mundë të bëni dhe në tavllën e makinës tuaj.

21. Erë myku
Nëse dollapët e kuzhinës tuaj mbajnë erë myku ose janë të pa ajrosur, zieni një filxhan qumësht të freskët dhe vendoseni në raftin e fundit. Mbylleni mirë derën dhe lëreni qumështin të ftohet. Kur të jetë ftohur hiqeni dhe do siguroheni që era e mykut është zhdukur.

22. Enë druri dhe fryrje
Që të mos fryhen dhe të prishen nga larja enët e drurit. Kur ti përdorni për herë të parë kaloni me një furçë të zhytur në vaj. Fshini mirë me letër kuzhine dhe lërini kështu për 24 orë. Sa herë që druja ju duket e thatë përsëriteni procesin prapë.

23. Enë druri në kuzhinë
Mos vendosni kurrë enët e drurit në lavatriçe pjatash (lugë druri, tase druri, dërrasën e prerjes). Temperatura e lartë do bëj drurin të çahet shumë shpejtë.
Read more

Si të heqim njollat në rroba


Kafeja
Ju ra kafe në rrobë të bardhë?
Kaloheni njollën në një përzierje uthull dhe alkool etilik (provojeni dhe në rrobë me ngjyrë nëse jeni siguruar më parë që nuk lëshon ngjyrë).

Ndryshku
Vendosni në njollë një fletë limoni ( më parë i kemi hequr zhapën limonit), mbi të vendosim një pecet të bardhë dhe më pas hekurosim me hekur të nxehtë sa duhet për rrobën. Nëse njolla nuk del e përsërisim prapë këtë metodë.
Mënyrë tjetër për ndryshkun: Vendosim kripë dhe limon mbi njollën dhe më pas lajm rrobën.

Njollë bari jeshil
Rroba me njolla bari, hedhim përsipër alkool etilik blu dhe në vazhdim lajm rrobën. 

Bojë stilolapsi
Me një zhapë banane në krahun e brendshëm të saj fërkoni njollën, ose me pak qumësht më pas laheni rrobën me dorë, nëse rroba është e bardhë, vendoseni rrobën në ujë me klor dhe fërkoheni.
Nëse bluza juaj është me ngjyrë lëreni të regjet në qumësht të vakt për disa orë dhe më pas laheni me ujë ku brenda kini shtrydhur limon.

Salcë e kuqe
Lëreni rrobën të regjet për një orë në ujë të nxehtë me glicerinë(do ta gjeni në farmaci) dhe njolla do zhduket.

Çamçakëz
Vendosim rrobën në frigorifer në akull, kështu çamçakëza do ngrij dhe do thyhet në copa.

Akullore
U lye bluza me akullore me çokollatë? Fërkoheni njollën me ujë me krip.

Njollë buzëkuqi
Mos e fërkoni rrobën nëse më parë nuk keni vendosur mbi njollën emulision fytyre ose alkool etilik dhe më pas e lajm.

Çantë lëkure
Fërkoni çantën ose këpucët prej lëkure me një pecet të regjur me qumësht, lëreni më pas të thahet dhe kaloheni me një rrobë të leshtë.

Zinxhir që nuk mbyllet
Kaloheni me majën e një lapsi.

Këpucët
Vendosim pak vazelinë atje ku na godasin këpucët.

Njollë vaji
Vendosni pak ilaç pjatash mbi njollën para se ta vendosni rrobën në lavatriçe.
Vendosni pudër bebe menjëherë mbi njollën e vajit dhe më pas e lani me ilaç enësh.

Gjaku
Nuk e lajm asnjëherë me ujë të nxehtë gjakun.lajm menjëherë me ujë të ftohtë dhe nëse nuk del njolla në 4 gota ujë hedhim ilaç enësh dhe 1 lugë supe amoniak e fërkojmë rrobën nga pjesa e brendshme.
Mënyrë tjetër: Në një legen me ujë të ftohtë hedhim kripë dhe vendosim rrobën për 2-3 orë.

Vera
Njolla e verës hiqet menjëherë me uzo vendosim një letër kuzhine në pjesën e poshtme dhe hedhim uzo ose mund të vini krip mbi njollën dhe vendoseni në ujë të ftohtë.

Manikyr thonjsh
Vendosim aceton mbi njollën dhe poshtë saj vendosim pambuk që të thithi ngjyrën, fërkojmë me një pecet dhe më pas lajm rrobën.
Read more

Llojet e miellit dhe përdorimi i tij


Sipas kodit ushqimor, miell quajmë pluhurin qe marrim nga bluarja e drithërave.

Miell të thjeshtë quajmë miellin e grurit që është marrë nga grurë i pastruar nga çdo përbërës tjetër organik. Është përbërësi kryesor i bukës kjo është arsyeja që bluarja e miellit duhet të ketë cilësi të mirë në ndarjen e tij nga himet. Varësisht nga bluarja e tij kemi dhe kategori e miellit, përqindja e miellit me proteinë e ndanë atë në miell të fortë apo të butë. Si shkallë bluarje kemi peshën e miellit të bluar që marrim nga 100 pjesë peshe gruri të pastruar.Kështu kemi miellin 55% që është për bukë të cilësisë së mirë bukë toste dhe bukë të thekur etj, produkte me përqindje proteine të lartë.

Mielli tip 70% i cili ka përqindje të ulët në hime,përdoret për bukën e zakonshme të bardhë. Ekzistojnë disa lloje mielli të këtij tipi: i forti i buti dhe demet që nuk është gjë tjetër veç se një lloj mesatar.Dallimet kryesore të mësipërme janë që vijnë nga drithëra të ndryshme të cilat ndryshojnë nga përqindja e përmbajtjes gluten ashtu dhe në forcën e glutenës.

Mielli tip 90% është i pasur në hime dhe elemente ushqyese është i përshtatshëm për bukë të zezë me vlerë të lartë ushqyese.

Mielli tip M vjen nga drithëra të forta dhe zakonisht ka ngjyrë të verdhë.nga ky miell zakonisht bëhet buka e fshatit me koren e sajë të veçantë. Mielli tip M i butë është mielli i zakonshëm për të gjitha përdorimet.

Mielli kategori P i ashtuquajturi luks. Është mielli që vjen nga kokrra me cilësi të lartë me gluten të përforcuar për të qenë shumë i fortë.

Në treg gjejmë gjithashtu:
Miell gruri 405 (për përdorim shtëpiak).
Miell gruri 550 (për bukë të bardhë dhe ).
Mielli i trashë i papërpunuar 1050.
Miell gruri të trashë 1700.
Llojet e miellit të Segalit 997 dhe 1150, idealë për bukë.
Segal i trashë 1800.
Miell sigali i trashë, 100% me aromë karakteristike (Farine de Seigle).
Miell 1100 i bluarjes 100%, i cili përmban tërë farën e grurit brenda
Miell që dyfishohet vetë
Mielli Campaillou, i cili përmban maja dhe brumë ardhës të thatë, duke dhënë një shije të veçantë të athtë brumit.
Miell tip 00 me origjinë italiane. Është pothuajse si mielli 550.Miell Organikë në shumë lloje të ndryshme.
Nëse vendosni të bëni bukë në shtëpinë tuaj, shmangni enët plastike. Përdorni enë druri ose balte dhe peshqir pambuku për të mbuluar përsipër brumin.
      Zënia e para brumit 
      Përziejmë në një tas miellin me pak ujë të vaktë. Përziejmë masën sa të bëhet një brumë pak i fortë. Mbulojmë tasin dhe e vendosim në një vend me temperaturë konstante 20 gradë.ditën tjetër shtojmë pak miell dhe pak ujë të vaktë dhe e përziejmë prapë të bëhet brumi si si ditën e parë. Njëlloj bëjmë dhe ditën e tretë. Ditën tjetër duhet të jenë bërë sytha përsipër brumit tonë dhe të ketë filluar të thartohet pakë dhe të jetë dyfishuar në vëllim.

      Ruajtja e para brumit
      Brumin e ruajmë në vazo të mbyllur në frigorifer,pasi i kemi hedhur pak vajë përsipër nuk prishet për një muaj. duhet ta nxjerrim nda frigoriferi disa orë para përdorimit ta lemë të aktivizohet (dyfishohet) në temperaturë ambienti. Nga para brumi mbajmë një copë sa herë bëjmë bukë për herën tjetër

      Këshilla për brumin dhe miellin
      Buka më e mirë bëhet me miellin e fortë që ka ngjyrë si të verdhë.
      Mielli në treg përmban përmirësues ndajë dhe dyfishohet lehtë.
      Nëse përdorim maja të thatë për bukën ose brumin nuk dyfishohet nëse heqim faktorin e temperaturës në hapësirë, kjo ndodh për shkak së majaja jonë është e dobët.

      Shpjegim
      Në një tas vendosim një copë brumë 250 gr që blejmë nga furra i lagjes.Tasin e vendosim në një dollap kuzhine me temperaturë konstante (jo ftohtë por jo dhe shumë nxehtë) dhe pa lagështi.
      Brumi do fryhet avash avash dhe do trefishohet në vëllim. (do duhen të paktën 2 ditë) atëherë mund ta përdorim.
      Një ditë përpara se të bëjmë bukë, në një tas 5 litërsh,hedhim brumin nga tasi që e kemi më parë i kemi hequr koren që është krijuar nga lartë. Shtojmë 1/2 nga kilja e miellit,pak kripë dhe ujë të vaktë bëjmë një brumë pakë të trashë.
      Mbulojmë brumin dhe ruajmë në vend pak të ngrohtë( p,sh afër kaloriferit jo ngjitur në të).
      Në këtë ambient , brumi do fryhet dhe do zërë të tërë tasin mbas 8-10 orë. Kjo është para brumë i plotë dhe me këtë mund të bëjmë 5 kile miell bukë me mënyrën e mëposhtme.
      Bukën pasi e kemi zënë e mbajmë të mbuluar afër kaloriferit 2 orë pothuajse, kurë temperatura në ambient është 20 gradë ose 3 orë kur është 18 gradë. Poshtë 18 duhet të kemi kujdes të veçantë me kaloriferin ose ngrohësen.
      Nëse nuk kemi rezultat (nuk shohim fryrje dhe të çara të vogla mbi brumë) dhe për 3 orë, brumi që përgatitëm është relativisht i pasuksesshëm.
      Mund të bëni brumin nëse dështoj kulaç, e punojmë brumin prapë dhe e shpojmë me pirun në të gjithë sipërfaqen, dhe pjekim kulaçin.
      Masa e mësipërme i referohen miellit të verdhë të fort;. Për miellin e butë është i nevojshëm më pakë para brumë.
      Nëse në tasin tonë para brumi është trefishuar dhe nuk kemi në program për të bërë bukë, e vendosim atë në mirëmbajtje në frigorifer ku do të mirëmbahet për një javë. Ndoshta dhe më shumë.
      Semolina është mielli që prodhohet nga bluarja e grurit të fortë dhe është bluar më i trash nga mielli i zakonshëm. Kategoritë e tij janë tre, kjo varet nga shkalla e bluarjes së tij.I bluari trashë përdoret në pastiçeri.
      I hollë mund të përdoret për ëmbëlsira dhe brumëra të ndryshëm.
      Semolina makaronash që përdoret për të prodhuar makaronat.
      Read more

      Masat në kuzhinë


      Filxhani

      • 1 filxhanë = 250 ml = 200 gr
      • 1/2 filxhan = 125 ml
      • 1/3 filxhan = 80 ml
      • 1/4 filxhan = 60 ml
      • 1 filxhanë = 16 lugë supe
      • 1 lugë supe =15 ml
      • 1 lugë supe = 3 lugë kafeje
      • 1 lugë kafeje = 5 ml
      • 1/2 lugë kafeje = 2.5 ml
      • 1/4 lugë kafeje = 1.25 ml
      • 1 vezë = 50-55 gr
      • 1 e verdhë veze = 20 gr
      • 1 lugë kafeje baking powder = 5 gr
      Mielli
      1 filxhan = 140 gr
      1 lugë supe = 10 gr

      Bajame të plota

      1 filxhan = 150 gr

      Bajame të thërrmuara

      1 filxhan = 150 gr

      Kopër e grirë

      1/2 filxhan = 1 tufë

      Gjalpë

      1 filxhan = 225 gr
      1/2 filxhan =113 gr
      1 lugë supe = 14 gr

      Qumësht
      1 filxhan = 240 ml

      Kosë
      1 filxhan = 260 gr

      Sheqer
      1 filxhan = 200 gr
      1 lugë supe =12 gr

      Sheqer pluhur
      1 filxhan = 140 gr
      1 lugë supe = 8 gr

      Sheqer i zi

      1 filxhan = 175 gr
      1 lugë supe =13 gr

      Arrë kokosi

      1 filxhan = 90 gr

      Kakao
      1 filxhan = 90 gr

      Arrë
      1 filxhan = 105 gr
      Arrë të coptuara =120 gr

      Niseshte
      1 filxhan = 120 gr

      Krem qumështi
      1 filxhan = 225 ml

      Qepë e grirë
      1 filxhan = 1 qepë e madhe

      Vajë
      1 filxhan = 220 ml

      Majdanoz i grirë
      1/2 filxhan = 1 tufë

      Mjaltë
      1 filxhan= 350 gr

      Maja e thatë
      1 pako= 2 1/4 lugë kafeje = 7 gr

      Oriz
      1 filxhan = 125 gr

      Santigji
      1 filxhan = 125 gr

      Çokollatë
      1 filxhan = 155 gr

      Rrush
      1 filxhan = 155 gr

      Djathë i thërrmuar
      1 filxhan = 110 gr

      Lajthi të plota
      1 filxhan = 150 gr

      Lajthi të thërrmuara
      1 filxhan = 105 gr


      Mielli dhe të gjitha produktet e thata numërohen të pa ngjeshura në filxhan
      Read more

      5 këshilla të zgjuara për pastrimin e shtëpisë




      Shikoni si me 5 këshilla të zgjuara mundemi të pastrojmë sipërfaqen dhe objektet e shtëpisë. Dhe më e çuditshmja është 5 materialet që që do zbulojmë si mund ti përdorim në pastrim. Ndaj mos besoni se filtri kafes është vetëm për të bërë kafe. Majoneza është vetëm për të marrë shije peshku. Lexoni dhe do shikoni!

      1. Si do mblidhni glitter që rrëzoi vajza juaj e vogël në tapet, duke pikturuar një pikturë bashkë me shoqet e saj? Mos bërtisni sa të shihni copat mikroskopike në tapet, merrni rulin që pastroni rrobat nga pushi dhe kaloheni përsipër tapetit, do ngjiten të gjitha glitter në sipërfaqen rulit.

      2. Si do hiqet ngjitësi i etiketave të çmimit nga pjatat dhe gotat? E thjeshtë kaloni me majonezë dhe gërryeni pak me sfungjerin e enëve.

      3. Si do bëni tepsitë dhe zgarat e mishit të ndrijnë? Merrni një letër alumine, bëni një top të vogël hidhni pak sapun enësh dhe kaloni të gjithë sipërfaqe e tyre.

      4. Si do pastroni pluhurin dhe gishtat nga ekranet kompjuterike apo të televizorit? Kjo është me të vërtetë e mahnitshme dhe nuk e imagjinoni se sa e çuditshme është përgjigjja ... Me filtrat e kafesë! Ju do të shihni sipërfaqet të ndrijnë!

      5. Si do pastrojmë shkëlqyer portën e dushit nga sapuni dhe njollat? Me pecetat e buta me aromë për fëmijë! Tip fantastik!
      Read more