Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Sufle çokollate e shpejtë (Chocolate souffle)



Përbërësit për 6 forma njëpërdorimshme
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr miell
  • 125 gr margarinë ose gjalpë
  • 125 gr çokollatë kuvertura
  • 2 vezë të mëdha
  • 1 l,s kakao
  • 1 brez kripë
  • 2 vanilje
  • 4 l,s qumësht
Përgatitja
  • Në një tenxhere të vogël dhe në temperaturë shumë të avashme shkrijmë gjalpin me çokollatën.
  • Në një tas hedhim të gjithë përbërësit e thatë sheqerin, miellin, kakaon, vaniljen, vezët dhe qumështin dhe trazojmë të përzihen mirë.
  • Shtojmë dhe çokollatën e shkrirë me gjalpin dhe trazojmë prapë.
  • Lyejmë me gjalpë dhe spërkatim me kakao 6 forma për sufle.
  • Ndajmë masën dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht 180°C për 8 minuta vetëm.
  • Heqim nga forma duke shkuar një thikë rreth e për qark dhe i kthejmë në pjatë.
  • Shërbejmë me akullore të dëshirës sonë.
Load disqus comments

0 σχόλια