Τρίτη 9 Απριλίου 2019

Pasta Flora


Përbërësit
  • 130 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 1 l.s ekstrakt vanilje ose 2 vanilje kapsule
  • 2 vezë
  • 210 gr miell
  • 70 gr semolina
  • 2 l.k pluhur pjekës (baking powder)
  • 1/2 l.k kripë
  • 500 gr marmelatë luleshtrydhe
Përgatitja
  • Vendosim në tasin e mikserit gjalpin, sheqerin, ekstrakt vaniljen dhe godasim me rrahësen në shkallën e lartë të mikserit të shkumëzohet mirë masa.
  • Sa të shkumëzohen shtojmë një vezë. Vezën e dytë e ndajmë të bardhën nga të verdhën. Të verdhën e shtojmë në mikser të bardhën do e përdorim më vonë për lyerjen nga lartë të pasta florës. Shtojmë shkallën e mikserit dhe godasim sa të bashkohen mirë përbërësit.
  • Nxjerrim tasin e mikserit dhe shtojmë miellin, semolinën, pluhurin pjekës, kripën pasi i kemi trazuar me një lugë.
  • Trazojmë masën me një shpatull të bëhet një brumë i mirë. Mbështjellim brumin me transparent duke mbajtur 100 gr brumë. Me 100 gr të brumit bëjmë një shkop të gjatë 1-1,5 cm dhe e mbështjellim dhe këtë me transparent. Vendosim në frigorifer brumin për 30 minuta me 1 orë të ngurtësohet.
  • Ngrohim furrën paraprakisht në 190° me ajër.Kur të jetë forcuar brumi e nxjerrim nga frigoriferi dhe heqim transparentin.
  • Hedhim miell në vendin ku do përpunojmë brumin dhe vendosim brumin duke i hedhur miell dhe përsipër. Hapim brumin me pecin (okllai).
  • Me ndihmën e pecit vendosim brumin në një çerk 25 cm. Brumin që mbeti e shtrojmë anësh çerkut me gishta formojmë një mur brumi 2 cm.
  • Hedhim marmelatën e luleshtrydhes dhe kujdesemi të shkoj në çdo vend. Marrim brumin që bëmë shkop dhe e presim në 12 copa dhe i vendosim mbi marmelatën duke lënë vend në mes tyre sepse do hapen në pjekje.
  • Marrim të bardhën e vezës që na mbeti dhe me një furçë lyejmë mbi shkopinjtë e brumit me kujdes dhe spërkatim me pak sheqer përsipër.
  • Pjekim në furrë të ngrohur për 30-40 minuta, të marri ngjyrë nga lartë. Vendosim çerkun në shkallë të lartë të sobës të piqet mirë nga poshtë pasta flora.
  • Kur të jetë pjekur e lemë të ftohet sepse marmelata është akoma e ujshme.
  • Shoqërojmë pasta florën me akullore kajmak sipas dëshirës sonë.
Load disqus comments

0 σχόλια