Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Pasta në tepsi


Recetë për pasta, që janë më të mira nga ato të blera në dyqan ëmbëlsirash!

PËRBËRËSIT PËR 16 PASTA


PËR PANDESPANJËN


  • 6 vezë
  • 6 lugë supe sheqer
  • 6 lugë supe miell
  • 4 lugë supe kakao
  • 4 lugë supe vaj luledielli
  • 1 vanilje
  • 2 lugë kafeje të prera baking powder
PËR SHURUPIN
  • 300 gram sheqer
  • 350 gram ujë
  • 1 vanilje
  • 2 lugë supe konjak (sipas dëshirës)
  • 1 lugë lëng limoni (ose 1 lugë supe glikozi)


PËR KREMIN E BARDHË
  • 2 kuti krem morfat santigji (të ftohta nga frigoriferi)
  • 1 kuti panna (qumësht i sheqerosur 370-400 gr)
  • 1 vanilje
PËR GANAZHIN E ÇOKOLLATËS
  • 200 gr çokollatë kuvertura e copëtuar
  • 200 gr qumësht i kondensuar
  • 1 lugë supe mjaltë ose glikoz

Përgatitja
  • Në një tas sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekës.
  • Godasim vezët me sheqerin deri sa të shkumëzohen dhe të fryhen 3-4 minuta hedhim dhe vaniljen.
  • Shtojmë miellin që kaluam në sitë, godasim në shkallën e avashme të mikserit dhe në fund hedhim pak nga pak vajin e lule diellit.
  • Nëse mundemi të bëjmë përzierjen e miellit dhe përbërësve me një shpatull aq më mirë nuk do humbim shumë mazë nga fryrja e brumit.
  • Hedhim brumin në një tepsi 25×30 dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° për 10 minuta (jo me ajër) e provojmë me një kruese dhëmbësh nëse del e thate atëher është gati pandespanja.
  • Sa të piqet pandespanji ziejmë shurupin për 2-3 minuta e zbresim nga zjarri dhe hedhim konjakun, hedhim shurupin e nxehtë mbi pandespanjën e nxehtë dhe e lëmë të ftohet.
  • Në 1 tas godasim me mikser morfatin të bëhet santigji rreth 3 me 4 minuta, shtojmë pannën dhe vaniljen, shtrojmë kremin mbi pandespanjën e ftohtë vendosim në frigorifer të ftohet për 1 orë.
PËR GANAZHIN E ÇOKOLLATËS
  • Nxehim qumështin dhe e hedhim mbi çokollatën e copëtuar, shtojmë mjaltin trazojmë dhe e lemë deri sa të vaket, hedhim ganazhin mbi kremin me një shpatull e hapim bukur.
  • Përsëri vendosim pastat në frigorifer për 2 orë.
  • Presim pastat në copa duke fshirë thikën me një letër sa herë presim dhe më pas zbukurojmë me copa çokollate të bardhë ose me çfarë zbukurimi dëshirojmë.
Load disqus comments

0 σχόλια