Τετάρτη 10 Απριλίου 2019

Byrek me spinaq dhe vezë



Përbërësit
  • 1 1/2 kg spinaq
  • 150 gr vajë
  • 1 tufë kopër e prerë hollë
  • 1 tufë majdanoz i prerë hollë
  • Qepë të njoma
  • 250 gr djathë i bardhë i fortë
  • 1/2 kg petë të holla ( krusta)
  • 100 gr qumësht pana i pa shtuar me ujë
  • 4 vezë
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë dhe lajmë mirë spinaqin, e presim hollë sa mundemi, e vendosim në një tas, spërkatim spinaqin me pakë kripë dhe e lemë të kullojë.
  • Pastrojmë mirë qepët e njoma, majdanozin dhe kopër, i grijmë të gjitha bashkë. Shtrydhim mirë spinaqin të iki i gjithë uji.
  • Në një tas hedhim spinaqin shtojmë dhe qepët me erëzat, djathin të thyer në copa të vogla, piperin dhe gjysmën e vajit.
  • Godasim vezët me qumështin dhe e shtojmë bashkë me spinaqin, trazojmë mirë të gjithë përderësit.
  • Në një tepsi të mesme të lyer me vajë shtrojmë gjysmat e petëve duke i lyer me vajë shtrojmë mbushjen mirë të jetë e njëjtë në të gjithë sipërfaqen, palosim petët nga brenda.
  • Shtrojmë dhe gjysmat e petëve të tjera përsipër të lyera me vajë, presim petët që teprojnë jashtë tepsisë.
  • Presim byrekun në copa, spërkatim me vajin e tepruar, dhe pakë ujë.
  • Pjekim byrekun në furrë të para ngrohur në 180°C për 1 orë.
  • Nxjerrim byrekun nga furra dhe e lemë 30 minuta të ftohet më pas shërbejmë.
Load disqus comments

0 σχόλια