Τετάρτη 10 Απριλίου 2019

Byrek me presh


Përbërësit
  • 1 kg presh
  • 1 filxhan çaj oriz
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 kuti kosë 200 gr
  • 4 vezë
  • 500 gr djathë i bardhë dhe graviera i përzier
  • 3 filxhan çaje vajë dhe gjalpë i përzier
  • 1 lugë e vogël kripë
Për petët
  • 1 kg miell
  • 3 lugë supe vajë
  • 1 lugë e vogël uthull
  • Pak kripë
  • Ujë sa të marri brumi
Përgatitja
  • Presim preshin hollë, e lajmë dhe i kullojmë.
  • Ziejmë pak orizin dhe e kullojmë
  • Ziejmë preshtë 3 minuta të zbuten dhe i kullojmë.
  • Hedhim në një tenxhere preshtë bashkë me qumështin të ziejnë pak minuta. Bluajmë djathin në rende, dhe godasim vezët, bashkojmë mbushjen në një tas ku shtojmë dhe kosin, pak kripë (kemi djathin të kripur). Hedhim preshtë në tasin me masën që përgatitëm më parë.
  • Zëmë brumin e lëmë 10 minuta të çlodhet dhe më pas hapim petët.
  • Shtrojmë gjysmat e petëve në tepsi hedhim mbushjen përsipër dhe shtrojmë petët e tjera duke i lyer me vajë dhe gjalpë.
  • Hedhim përsipër byrekut vajin dhe gjalpin e mbetur dhe pak qumësht.
  • Pjekim byrekun në furrë të nxehur paraprakisht për 1 orë.
  • Kur të ketë filluar të fryhet byreku ulim temperaturën të piqet avash.
  • Presim në copa trekëndëshe dhe shërbejmë.

Load disqus comments

0 σχόλια