Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα KOPSHTI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα KOPSHTI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Truke për shtëpinë dhe kopshtin



1. Shkrirja e akullit në frigorifer
Nëse është e nevojshme të shkrijmë akullin e frigoriferit shpesh, mësoni një mënyrë që do të bëj jetën tuaj më të lehtë. Në orën që bëni shkrirjen e akullit lyheni ose spërkateni me pak vajë bimësh atë, akulli do dali shpejt pas kësaj.

2. Tavolina e hekurosjes së rrobave

Nëse vini një letër alumine poshtë tavolinës së hekurosjes, hekurosja e rrobave do bëhet më shpejtë, pasi hekuri do djeg më shumë dhe temperatura do ruhet më gjatë.

3. Xhami dushit dhe kripërat
Nëse keni porta xhami në dush dhe jeni mërzitur duke i pastruar vazhdimisht nga kripërat apo mbeturinat e sapunit, provoni një mënyrë tjetër. Kalojini me një pecetë të butë ku keni hedhur baby oil. Do shpëtoni nga njollat për shumë kohë. Ujë, sapun dhe mbeturina të tjera do të kullojnë dhe kështu xhami do të jetë i pastër.

4. Zhbllokimi i tubove 1
Hidhni në tubë uthull të nxehtë pak nga pak. Lëreni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas me ujë të nxehtë. Nëse është e nevojshme përsëriteni prapë.

5.Zhbllokimi i tubove 2
Hidhni në tubo një gjysmë gote sodë buke dhe një gotë uthull. Lëreni masën të shkumëzojë për 10 minuta dhe më pas hidhni ujë të nxehtë.

6. Lavaman i vulosur
Një mënyrë efektive për lavamanët e vulosur me yndyrë është të hidhni në tubo një gotë kripë dhe një gotë sodë buke dhe më pas ujë të nxehtë.

7. Soda dhe uthulla në tubet
Një gjysmë gote sodë dhe një gjysmë gote uthull mbanë tubet të pastra dhe njëkohësisht i dezinfekton ato.
8. Gërshërëza në shtëpi
Në pranverë hyjnë gërshërëza të vogla në shtëpi tuaj? thërrmoni në pluhur disa fleta dafine ose palme dhe spërkatni në pikat ku dyshoni se hyjnë gërshërëzat, (nuk do të afrohen më).

9. Soda e bukës për minjtë
A e dini se duke hedhur sodë në vendet që dyshoni se hyjnë minj në shtëpi apo në garazh, soda i largon, mbas disa ditësh fshini me fshesën elektrike dhe mblidhni sodën.

10.Insekte dhe parazitë
Një numër i madh insektesh dhe parazitësh që gjenden në bimë ose lule mund ti zhdukni me këtë masë. Në një shishe ujë hedhim një lugë supe sapun pjatash dhe një lugë supe vaj lule dielli, tundim mirë masën dhe lyejmë me të bimët dhe pemët që kemi brenda apo jashtë shtëpisë një herë në javë ose një herë në dy javë.

11. Kërmij (slugs)
Nëse keni kërmij pa guacë në kopshtin tuaj, hidhni në një pjatë të thellë një masë gjysmë birrë dhe gjysmë ujë, era do ti tërheq dhe masa do i mbys.

12. Insekticid natyral

Në tre filxhan ujë shtoni dy lugë supe hudhër të shtypur, një gjysmë filxhani majdanoz të grirë (të thatë) ziheni masën deri sa të mbetet dy filxhan ujë. Kullojeni dhe lëreni masën të ftohet. Spërkatni me këtë mas pemët lulet apo zarzavatet tuaja, është shumë efektivë për një numër të madh insektesh, i lirë dhe sigurisht i pa dëmshëm për shëndetin.
13. Temperatura e kaurdisjes
1. E mesme, 130-145 gradë për kaurdisje që përmbajnë ujë si patate dhe perime të tjera.
2. E lartë, 155-170 gradë për të lyera me miell apo me gjalpë.
3. Shumë e lartë, 170- 190 gradë për peshq të vegjël, si kallamarë apo kroketa.

14. Disk Cd dhe gërvishtje
Nëse disa nga Cd disqe të tuajat janë gërvishtur apo janë ndotur si konkluzion të mos punojnë mirë. Lyheni në sipërfaqen e poshtme të diskun me pak pastë dhëmbësh të zakonshme (jo gel) lëreni 5 minuta dhe më pas pastroheni me një pecetë të butë me push. 

15. Qirinjtë në frigorifer 
Nëse lini disa orë më parë se ti ndizni qirinjtë në frigorifer, zgjasin më shumë kohë.

16. Qiri në sende

Qirinj që kanë kulluar në shandan apo sende të tjera hiqet lehtë, nëse i vendosni në ngrirje në frigorifer për disa orë.

17. Gërvishtje në qelq
Kini pasqyra apo qelqe që kanë gërvishtjeje, provoni të fërkoni mbi gërvishtjet pak pastë dhëmbësh ( jo gel) me pak fërkim me një pecetë të butë bën mrekulli.

18. Krevati dhe kërcitje

Vendosni pak sprei salikoni do ta gjeni në dyqan hekurash, në këndet e krevatit do shmangni kërcitjen dhe zhurmën e tij sa herë ndërroni krahë.

19. Era e cigares
Në dimër që ndezim ngrohje kalorifer vendosni një tas xhami me ujë dhe pak uthull. Uthulla shpërbën erën e cigares dhe bënë më të shëndetshëm mjedisin.

20. Era e duhanit
Hidhni në tavllat e duhanit pak pluhur vanilje. Kështu sa herë do fikni cigaren do vijë erë vanilje, kështu mundë të bëni dhe në tavllën e makinës tuaj.

21. Erë myku
Nëse dollapët e kuzhinës tuaj mbajnë erë myku ose janë të pa ajrosur, zieni një filxhan qumësht të freskët dhe vendoseni në raftin e fundit. Mbylleni mirë derën dhe lëreni qumështin të ftohet. Kur të jetë ftohur hiqeni dhe do siguroheni që era e mykut është zhdukur.

22. Enë druri dhe fryrje
Që të mos fryhen dhe të prishen nga larja enët e drurit. Kur ti përdorni për herë të parë kaloni me një furçë të zhytur në vaj. Fshini mirë me letër kuzhine dhe lërini kështu për 24 orë. Sa herë që druja ju duket e thatë përsëriteni procesin prapë.

23. Enë druri në kuzhinë
Mos vendosni kurrë enët e drurit në lavatriçe pjatash (lugë druri, tase druri, dërrasën e prerjes). Temperatura e lartë do bëj drurin të çahet shumë shpejtë.
Read more