Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Ben mari (bain-marie)




Kuverturën nuk e shkrijmë asnjë herë direkt ne tenxhere sepse digjet. Temperatura duhet te ngrihet gradualisht dhe çokollata mos te vij ne kontakt me zjarrin. Ndaj duhet te përdorim ben mari.
Vendosim një tenxhere me pak ujë ne zjarr, te marri vale uji, ulim pak temperaturën dhe vendosim një tas çelik ose xhami qe kemi thyer brenda çokollatën ne copa tasi te qëndroj mbi tenxhere. Tasi duhet te qëndroj mbi avull dhe jo te zhytet ne ujë qe te shkrij çokollata nga avulli, dhe jo nga uji i nxehtë. Ndërkohe qe shkrin çokollata duhet ta trazojmë shpesh, duhet te kujdesemi mos te bien pika uji nga avulli sepse do ngurtësohet masa.
Load disqus comments

0 σχόλια