Πέμπτη 16 Ιουνίου 2016

Tortë me biskota

Përbërësit

  • 1 paket biskota petit beurre 
  • 4 filxhan  qumësht i freskët
  • 250 gr margarinë
  • 8 lugë supe sheqer 
  • 6 lugë supe niseshte ( corn flour)
  • 60 gr çokollatë kuvertur (couverture)
  • 1 kuti santigi Morfat creamy
  • 1 kuti qumësht i sheqerosur (panna)
  • Kokrra kuverture për zbukurim
Përgatitja 

  • Vendosim biskotat e thyera në një tepsi pyrx dhe i lëmë mënjanë.
  • Vendosim qumështin në një tenxhere, në temperaturë të mesme dhe shtojmë niseshten, trazojmë vazhdimisht me një  rrahëse vezësh para se të nxehet qumështi dhe bëhet kokrra.
  • Duke vazhduar trazimin shtojmë margarinën,sheqerin dhe kuverturën.
  • Trazojmë vazhdimisht deri sa të bashkohen përbërësit dhe kremi të  jetë një mas kremoze.
  • Heqim nga zjarri dhe e hedhim mbi biskotat e coptura,e lëmë të ftohet.
  • Godasim në mikser morfatin për 5 minuta shtojmë pannën deri sa të bëhet një mas  kremoze.
  • Hedhim kremin mbi kremin me çokollatë që kemi hedhur mbi biskotat dhe e shtrojmë bukur. 
  • Zbukurojmë me kokrrat e kuverturës ose me biskota të thërrmuara ose arrë,bajame çfarë të dëshirojmë.
  • Vendosim në frigorifer deri sa të ftohet rreth 3-4 orë.






Load disqus comments

0 σχόλια