Πέμπτη 4 Απριλίου 2019

40 truke për ekonominë në shtëpi:



Ashtu si më të shumtat gjëra në jetë, kështu dhe ekonomia fillon nga shtëpia. Masat më të pakta që mund të marrim për të zvogëluar harxhimet në energji dhe ujit do bënin ekonomi në një sasi jo të parëndësishme në vitit. Por pak izolimi jo i mirë i shtëpisë, pak përdorimi i panevojshëm i pajisjeve shtëpiake, shpërdorimi i ujit të tepërt pa qenë nevojshme fryjnë faturat dhe na shkatërrojnë nervat.

Këtu janë 40 truke të mbledhura nga ekonomia e shtëpisë. 

Në kuzhinë dhe në gatim
  • Uleni gradën e ngrirjes në frigorifer në dimër. Në përgjithësi një temperaturë 4-5 gradë celsius në mirëmbajtje mundë të mirëmbaj ushqimet për disa ditë pa i ngrirë, kurse një temperaturë 15-17 nën zero është e mjaftueshme për të mirëmbajtur ushqimet e ngrira dhe të prodhoj akull.
  • Mbylleni furrën dhe rrathët e sobës pak më përpara se të ndaloni gatimin. Temperatura që ka është e mjaftueshme për të përfunduar gatimin.
  • Vendosni imagjinatën tuaj në gatim ju nuk keni nevojë për materiale të shumta dhe të shtrenjta, receta të komplikuara dhe shumë kohë për ti realizuar ato. Ju duhen vetëm shumë vazo me erëza gatimi dhe oreks të mirë.
  • Mbuloni tenxheret dhe tiganët me kapak kur gatuani. Do përfitoni gjysmën e kohës dhe korrentit.
  • Bëjeni çajin në çajerë në vend që të vini çdo faqe në çdo filxhan.
  • Mos mbushni frigoriferin me ushqime të pa nevojshme. Ajri duhet të qarkulloj pa asnjë pengesë brenda tij,për të mirëmbajtur ashtu siç duhet ushqimet, temperaturën dhe lagështin, dhe mos të konsumoj energji elektrike të tepërt.
  • Mos bëni kursim në furrën me mikrovalë. Përdoreni sa më shumë të jetë e mundur, pasi sipas studimeve shkencore konsumon shumë më pak energji elektrike sesa një rreth sobe apo furrë, plus që lëshon më pak ngrohje.
  • Kur përdorni furrën e sobës mos e teproni me para ngrohjen e tij. Nëse ushqimit i duhet më shumë se një orë të piqet, mund të piqet njëlloj mirë dhe nëse e fillojmë pjekjen në furrë të ftohtë.
  • Mos hapni furrën e sobës shpesh për të parë gjendjen e gjellës. Sa herë e bëni temperatura e furrës bie 10-15 gradë dhe do prapë më tepër energji të ngrihet prapë.
  • Në frigorifer në grirje. Nëse për ndonjë arsye ju mbeti shumë gjellë, vendosni gjellën e freskët (sa të ftohet) në ngrirje në frigorifer.
  • Mbani kockat e mishit për të bërë shije mishi, janë shumë më të mira nga shijet e gatshme dhe bëhen shumë lehtë.
  • Tenxheret dhe tiganët që përdorni duhet të kenë madhësinë e rrethit të sobës as më të vogël as më të madh, ndryshe konsumoni energji elektrike dhe para më tepër.
  • Blini letër banje dhe kuzhine në treg me çmim të ulët, nuk është e nevojshme të përdorni të cilësisë së mirë.
  • Mos shkurtoni buxhetin e detergjenteve. Do paguani gjysmën e çmimit, por do tju duhet dyfishi i detergjentit për të pastruar. Kështu që do shpenzoni njëlloj dhe ndoshta dhe më shumë.
  • Hapeni çdo fletë të letrës kuzhinës në mes që të dyfishoni kohëzgjatjen e saj. Gjithsesi shumica e letrave të kuzhinës në treg bëjnë thithjen e lagështisë më shumë se sa duhet, për përdorimet e ndryshme të saj.
Në dhomat e gjumit
  • Një mënyrë e thjeshtë për të ulur konsumimin e energjisë është të izoloni boshllëqet rreth dritareve dhe dyerve dhe kanalet që kalojnë tube. Në mënyrë që mos të hyj i ftohtë në shtëpi. Do të ju duhet llaç dhe shirit Izolues, me një buxhet të vogël nëse punën e bëni vetë.
  • Perdet e dritareve veç dekorimit të shtëpisë mund të bëjnë ekonomi dhe të kërcejnë para të mjaftueshme, në dimër për ngrohje dhe në verë për ftohje. Nëse kini shumë dritare që shohin në jugë dhe perëndim, një perde edhe e lirë mund të bllokoj dritën e diellit dhe të zvogëlojnë nevojën për kondicioner në verë. Duke vënë perde e duhura në dritare bëni ekonomi në ngrohje në dimër apo ftohje në verë.
  • Përdorni llambat e kursimit të energjisë. Këto lloj llambash kursejnë 75% më pakë energji dhe jetëgjatësia e tyre është 6 deri në 12 herë më shumë se e atyre të thjeshtave. Përdorimi i tyre zvogëlon koston e tyre vjetore mjaftueshëm.
  • Nëse kini oxhak mblidhni boçe pishash kur të bëni xhiron tuaj në pyll, për të siguruar ndezjen e zjarrit por mund të mblidhni dhe dru të hedhura në ndërtesa të reja, degë pemësh, paleta etj. Kështu nuk do blini dru me kosto të larta dhe jo të cilësisë mirë.
  • Hiqini nga priza pajisjet elektrike kur nuk i përdorni. Edhe pse janë në prizë ato konsumojnë energji elektrike.
  • Blini termostate elektronike që ju lejojnë të keni kontrollin në kondicioner apo kalorifer. Mund të caktoni kohën kur do hapen apo do mbyllen dhe kështu do jeni të qetë për shpenzimin e tepërt.
  • Nëse instalimi i sistemeve kondicioner të ajrit është shumë i rëndë për xhepin tuaj, alternativa është freskuesja e thjeshtë.
Në banjë
  • Mbylleni dushin e ujit të nxehte në kohë. Me siguri do të keni kujtime nga thirrjet e nënës suaj: "Mos e lini dushin e ujit të ndezur për 200 orë, paratë nuk rriten në pemë!" Edhe nëse nuk keni pasur "fatin" për ta dëgjuar këtë, duhet ta dini se dushi ujit të ngrohtë është një nga pajisjet më të shtrenjta në konsumimin e korrentit. Pra, nëse doni të kurseni në shtëpi, duhet ta mbyllni atë sapo të arrijë temperaturën e dëshiruar.
  • Blini telefon dushi që kursen ujë dhe vendosni filtra të përshtatshëm për kursim në çezma. Funksionimi i tyre është i bazuar në një parim të thjeshtë: Ndërmjet disa hapësirash, uji përzihet me ajër për të rritur shpejtësinë e tij dhe e ndjen që rrjedh në të njëjtën sasi si një dush normale, edhe pse konsumi është ulur të paktën 40%.
  • Lavatriçen e rrobave vendoseni në temperaturë të ulët (në 30 gradë për larjen e rrobave të përditshme) dhe në program që na lejon ngatërrimin e ngjyrave, kështu e përdorim më rrallë. Vetëm në rroba me njolla përdorni temperaturën 40° deri në 60°.
  • Blini një kasetë wc me dy butona që zgjidhni do ta shtypni ujin të gjithë apo gjysmën.
  • Preferoni sapunët ndaj shampos për dush, zgjat më shumë, sapunët e gjeneratës së fundit janë të pasuruar me krem zbutës dhe s'kanë as një dallim nga shampua e trupit për lëkurën.
  • Mblidhni ujin që rrjedh gjatë larjes së dhëmbëve apo të duarve në një legen dhe hidheni në wc kur e përdorni.
  • Mos e hidhni fletën e sapunit të shkrirë që ka mbetur bashkoheni me të riun që të zgjasë më shumë.
  • Prisni tubat që përmbajnë pastë dhëmbësh, make up, krem floku me gërshërë do të habiteni se sa përmbajtje hidhni sa herë, duke menduar se janë boshë.
  • Mos harxhoni ujin e dushit deri sa të vijë në temperaturën e duhur. Mblidheni në një legen ta përdorni më vonë për të vaditur lulet ose për wc.
Në kopsht
  • Mbillni bimë dhe erëza që përdorim në kuzhinë. Do kurseni thjeshtë para, do keni gjithmonë produkte bio të freskëta.
  • Përdorni ujitje automatike me lotim. Siguron ekonominë e ujit, ndërsa nuk kërkon prani njerëzore.
  • Mos hidhni mbeturinat bimore. Bëjini pleh kështu siguroni një pleh me veti të larta biologjike.
  • Mos vendosni llamba të thjeshta. Vendosni llapma me kolektor diellor, kështu kurseni koston e instalimeve elektrike dhe energjinë që do të konsumojnë.
  • Shpërndani hirin e oxhakut në kopshtin tuaj. Jo vetëm që rritë përbërjen e dheut por mbron dhe nga kërmijtë dhe slugs që hanë fletët e luleve.
  • Mbushni kopshtin tuaj me pemë frutore. Përveç se do të duket i mrekullueshëm ju do të keni fruta bio falas gjatë gjithë vitit.
  • Nëse do të blini bimë ose pemë nga një bimore, preferoni të voglat dhe ato më rrënjë. Janë më të lehta për t'u përshtatur dhe kushtojnë më pak. Edhe më mirë nëse janë të vitit të kaluar apo të parvjetme. Ata kanë duruar tashmë në kushte të vështira, plus pronari i bimores do të dojë ti heqë qafe dhe do i shesë me një çmim mjaft të ulët.
  • Jepini diçka më shumë për të blerë mjete cilësore. Në një afat të gjatë, do nxjerrin paratë e tyre, në krahasim me ato më të lira që ju mund të kenë nevojë të ndryshoni çdo vit.
  • Kujdesuni vetë për kopshtin tuaj, duke kursyer paratë që do të jepni për një kopshtar.
Load disqus comments

0 σχόλια