Τρίτη 7 Νοεμβρίου 2017

Kofsha pulë deti në tenxhere me erëza

Përbërësit


  • 2-3 kofsha pule deti
  • 3-4 lugë vaj ulliri 
  • 2 lugë gjalpë 
  • 2-3 qepë të freskëta ose 1 e thatë 
  • 1-2 degë rozmarinë 
  • 1- 2 degë trumzë 
  • 1 limon lëngun dhe zhapën e tij të shkuar në rende
  • 1 l.s mustardë 
  • 1 l.k  piper i kuq djegës pluhur (paprika)
  • 1/2 l.k xhenxherfil
  • Kripë, piper 
Përgatitja


  • Në tenxheren e presionit hedhin pak vaj skuqim mishin që kemi kaluar me erëzat. 
  • Shtojmë qepët lëngun e limonit dhe zhapën mustardën dhe 1 gotë ujë. 
  • Ziejmë në tenxhere presioni 40-45 minuta. 
  • Heqim mishin dhe kalojmë lëngun që mbeti në një kullës hedhim 2 lugë niseshte dhe e trazojmë të  lidhet. 
  • E shoqërojmë me pilaf orizi.


Load disqus comments

0 σχόλια