Παρασκευή 8 Δεκεμβρίου 2017

Liker Egg nog


Është likeri tradicional i krishtlindjeve në Britanin e Madhe.

Përbërësit për 1 gotë
  • 1 vezë e plotë
  • 1 vanilje
  • 2 l.s sheqer
  • Pak rum
  • 100 gr qumësht
Përgatitja

Ndajmë të bardhat nga të verdhat. 

Godasim të verdhat me sheqerin mirë dhe shtojmë rumin më pas shtojmë qumështin dhe trazojmë të bashkohen mirë. 

Hedhim masën në një gotë gota të mbetet bosh dy gishta. 

Godasim të bardhën e vezës me 1 l.k sheqer dhe vaniljen në marengë. 

Hedhim marengën në gotë dhe shërbejmë me një kallam.
Load disqus comments

0 σχόλια