Παρασκευή 8 Δεκεμβρίου 2017

Tortë nugatina




Përbërësit
  • 8 të bardha veze
  • 300 gr bajame të copëtuara
  • 200 gr sheqer
  • 3 l.s miell
  • 1 l.s kanellë
  • 1 racion krem patiseri
  • Pak liker të preferencës sonë
Përgatitja

Përziejmë bajamet e bluara me miellin dhe kanellën.

Godasim vezët në marengë dhe shtojmë pak nga pak sheqerin, shtojmë bajamet e përziera me miellin dhe trazojmë me kujdes me lugë druri. 

Lyejmë me gjalpë një tepsi të stërgjatë dhe hedhim brenda masën, shtrojmë mirë të ketë të njëjtën trashësi.

Pjekim në furrë të mesme për 15 minuta.

E nxjerrim nga furra dhe kur të jetë ftohur e presim në 3 copa të njëjta.

Përgatisim kremin patiseri shtojmë në krem dhe 100 gr bajame të copëtuara.

Në një pjatë të madhe vendosim copën e parë e spërkatim me pak liker të holluar me 3 lugë qumësht, shtrojmë 1/3 e kremit dhe vazhdojmë me të njëjtën mënyrë deri sa ti kemi venë të 3 copat tortës. 

Shtrojmë me një thikë ose shpatull mirë sipërfaqen e tortës me kremin. 

Spërkatim përsipër me bajame të pjekura dhe nëse dëshirojmë zbukurojmë me krem santigji.

Nëse dëshirojmë tortën të rrumbullakët pjekim në tepsi të rrumbullakët dhe e presim në 3 tre disqe, shtrojmë njëlloj kremin.
Load disqus comments

0 σχόλια