Σάββατο 2 Δεκεμβρίου 2017

Pancakes petulla Amerikane


Përbërësit
  • 240 gr miell
  • 220 gr qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 4 l,k pluhur pjekës ( baking powder)
  • 1/2 l,k kripë
  • 3 vanilje
  • Vajë për kaurdisjen
  • Sheqer për sherbetin
Përgatitja

Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës, kripën dhe vaniljet.

Hedhim miellin në një tas të madh, shtojmë qumështin dhe vezët të rrahura mirë më parë dhe sheqerin.

Godasim mirë brumin me rrahëse  vezësh deri sa të bashkohen mirë përbërësit dhe të bëhet  një brumë i piktë.

Në një tigan hedhim vajin të nxehet dhe me një lugë të madhe hedhim brumin.

Kur të jenë fryrë petullat i kthejmë dhe në anën tjetër të marrin ngjyrë të artë.

Heqim petullat nga tigani dhe i vendosim në letër kuzhine të kullojnë vajin e tepërt.

Përgatisim sherbetin me 300 gr sheqer, 150 gr ujë 1 fletë zhapë limoni dhe një shkop kanellë.

Vendosim të ziejnë të gjitha bashkë për 8-10 minuta.

Spërkatim petullat me sherbetin.

Mundemi të shërbejmë petullat dhe me sheqer pluhur dhe kanellë pluhur në vend të sherbetit.
Load disqus comments

0 σχόλια