Σάββατο 2 Δεκεμβρίου 2017

Tortë limoni e bardhë


Përbërësit
Për pandispanjën

  • 1  filxhan miell i zakonshëm
  • 3/4 filxhan sheqer
  • 4 vezë
  • Lëkura e 1 limoni e grirë në rende
  • 1 l,k e plotë pluhur pjekës (baking powder)
Për kremin
  • 1 kuti qumësht i kondesuar
  • 1 kuti nga i qumshtit ujë
  • 4 të verdha veze
  • 1 l,k extraxt vanilje (ose vanilje pluhur)
  • Lëkura e një limoni e grirë në rende(nga sipërfaqa e limonit)
  • 1 l,k gjalpë
  • 3 l,s miell
  • 4 l, s niseshte
  • 1 filxhan sheqer
Për sherbetin
  • 1/2 filxhan sheqer 
  • 1/2 filxhan ujë
  • 1 l,s rum (ose pije tjetër e preferuar)
Për zbukurimin
  • 400 gr krem qumështi
  • 4 l,s sheqer
Përgatitja

Për pandispanjën
Godasim të bardhat e vezëve sa të bëhen marengë.

Shtojmë sheqerin, të verdhat e vezëve, miellin me pluhurin pjekës dhe lëkurën e limonit.

Hedhim masën në një tepsi 29 cm dhe pjekim në furrë të para ngrohur në 175°C për 30 minuta pothuajse në shkallën e fundit të furrës.

E nxjerrim dhe e lemë të ftohet panaspanjën.

Kur të jetë ftohur me një fill peri presim në mes pandispanjën, lidhim fillin rreth sajë dhe tërheqim fillin nga të dyja anët.

Për kremin
Godasim të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa të shkumëzohen.

Hedhim miellin dhe niseshtenë të shkrijë në një gotë me 3 lugë qumësht të ftohtë.

Në një tenxhere hedhim qumështin dhe ujin, kur të nxehet (jo të valoj) hedhim masën e vezëve dhe trazojmë shpejtë deri sa të pikset.

Heqim nga zjarri kremin dhe shtojmë lëkurën e limonit, extract vanilje dhe gjalpin.

Për sherbetin
Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. 

Ziejmë 5 minuta dhe e heqim nga zjarri dhe hedhim rumin.

Montimi i tortës
Marrim një pjatë të madhe sa torta, marrim një pjesë nga pandispanja e vendosim në pjatë (pjesa e prerë nga lartë) me një furçë lyejmë me gjysmën e sherbetit pandispanjën.

Hedhim gjysmën e kremit e shtrojmë mirë, vendosim pjesën tjetër të pandispanjës (pjesa e prerë nga poshtë), me furçë lyejmë me gjysmën tjetër të sherbetit, shtrojmë gjysmën tjetër të kremit mirë përsipër. 

Vendosim tortën në frigorifer deri sa të pikset.

Zbukurojmë me kremin e qumështit të goditur në mixer me 4 lugë sheqer.

Load disqus comments

0 σχόλια