Παρασκευή 1 Δεκεμβρίου 2017

Pulë e zier me salcë veze dhe limon


Përbërësit

  • 1 pulë e madhe 1 1/2 kg
  • 2-3 qepë të thata
  • 2 karota
  • 2 limon
  • 1 tufë selino
  • 3-4 vezë
  • Pak oriz
  • Pak vajë
  • Kripë, piper

Përgatitja

Pastrojmë dhe lajmë mirë pulën jashtë dhe brenda, fërkojmë mirë brenda dhe jashtë me limon.

Në një tenxhere hedhim ujë me pak kripë dhe vëmë pulën brenda.

Kur të filloj të ziejë me një lugë heqim shkumën që ka përsipër.

Pastrojmë karotat, qepën dhe selinon i shtojmë në tenxhere të pa prera, hedhim kripë, piper dhe pak vajë.

Lemë të ziejnë mirë në temperaturë të ulët. Kur të jenë zier përbërësit heqim me një lugë perimet dhe i hedhim.

Nxjerrim pulën e vendosim në një pjatë të madhe dhe e  mbulojmë që ta mbajmë të ngrohtë.

Shtojmë në lëngun e pulës pak ujë të ngrohtë nëse është e nevojshme, kur të filloj të ziejë hedhim brenda orizin, lemë supën të ziej në temperaturë të ulët.

Godasim vezët, shtojmë lëngun e limonit  sa të dëshirojmë dhe pak lëng nga supa. 

Hedhim salcën e përgatitur në supë dhe trazojmë vazhdimisht mbi zjarr deri sa të pikset. 

Shërbejmë supën të nxehtë.
Load disqus comments

0 σχόλια