Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Feng Shui vendosni pak energji pozitive në shtëpin tuaj


Si mund ta bëjmë shtëpinë parajsën tonë? Nuk është e vështirë. Mjafton të ndjekim disa nga udhëzimet bazë të Feng Shui, të cilat kanë të bëjnë me energjinë pozitive, harmoninë dhe rregullin. Ashtu siç përkthehet fjala Feng Shui = ajër dhe ujë, është një filozofi Kineze e lashtë më shumë se 5000 vjeçare, ligjet e natyrës janë ato që duhet të mbizotërojnë në mjedisin në të cilin jetojmë, nëse duam të ndihemi të lumtur, të shëndetshëm, të fuqishëm dhe të lirë. Edhe pse suksesi i filozofisë feng shui nuk është provuar shkencërisht, të gjithë ata që kanë ndjekur parimet e tija janë të betuar për të.
  • Hyrja e shtëpisë
  • Hyrja e shtëpisë është, sipas Feng Shui, e gjithë energjia pozitive. Kujdesuni që hyrja të jetë e pastër dhe e ndriçuar largoni gjërat që nuk ju duhen sepse ndalojnë energjinë pozitive të hyjë.
  • Akoma mendoheni të ndryshoni ngjyrën e portës së shtëpisë? Lyejini jeshile që të ju sjellë rritje në mirëqenie, të kuqe që të ju sjellë pasuri, blu që të ju sjellë qetësi ose kafe që të keni stabilitet. Megjithatë vetëm ndërrimi i ngjyrës së portës mund të ju sjellë në humor të mirë.
  • Pastroni dhe ajrosni
  • Rrëmuja mundë të shkatërroj çdo energji pozitive në shtëpi, ndaj pastroni dhe hidhni çdo gjë që nuk ju hynë në punë, ajrosni mirë të gjitha ambientet në shtëpi. Ajri dhe energjia duhet të qarkullojnë të lira në ambientet tuaja, rrëmuja mund ti ndaloj dhe t ju mbaj në të kaluarën tuaj.
  • Hidhni sendet e thyera, zëvendësoni llambat e djegura, hiqeni sendet që si keni përdorur për më shumë se një vit. Kurë të keni mbaruar me këto lani mirë duart me ujë të rrjedhshëm për një kohë të gjatë që të iki çdo energji e keqe që ka mbetur në duart tuaja nga i gjithë ky proces.
  • Tryeza
  • Tryeza është një vend shumë i rëndësishëm, ndërsa atje mblidhet e gjithë familja për të ngrënë, është një vend ku jepet mundësia për të përforcuar marrëdhëniet ndër mes anëtarëve të saj.
  • Krijimi i një Feng Shui të mirë në këtë vend do forcoi marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes dhe do ndihmojë për krijimin e bazave për sukses në shumë fusha të jetës.
  • Pothuajse të gjitha veprimet për feng shui në sallon janë të vlefshme dhe për vendin e ngrënies. E para dhe më e rëndësishmja, është që ambienti të jetë i organizuar në këtë mënyrë që energjia të qarkulloj e lirë.
  • Tryeza në ditët e sotme zakonisht nuk është veç, por në të njëjtin ambient me sallonin ose kuzhinën. Nëse hapësira është e madhe dhe e përbashkët, ku është dhe tryeza dhe salloni apo kuzhina, e mira është të ndahet me ndonjë mënyrë. Vendosja e mobilieve me mënyrë që të ndahen këto dy ambiente është një zgjedhje e mirë p.sh një bibliotekë ndan dy ambientet nga njëri tjetri. Një mënyrë tjetër është një rrjetë prej druri që mundë të ketë bimë zvarritëse apo sende zbukurimi, korniza.
  • Vendi i tryezës duhet të jetë i thjeshtë, i nxehtë dhe i këndshëm, i zbukuruar me piktura dhe sende dekorimi. Që të ketë balancë në tryezë në përgjithësi Feng Shui imponon kontraste të ngjyrave si p.sh ngjyra të hapura në mure dhe ngjyra të errëta në mobilie. Perdet e rënda është e mira ti shmangim sepse ato krijojnë një klimë klaustrofobike dhe të lodhshëm.
  • Në tryezë duhet ti shmangemi ndriçimit të fortë pasi nuk ndihmon në rehatin dhe relaksin tonë. Zgjedhja ideale është llambat e rregullshme që nuk konsumojnë shumë energji dhe ndihmojnë në rehatimin tonë.
  • Për sa i përket mobilieve Feng Shui sugjeron që ato mos të kenë kënde të mprehta dhe të preferohen tavolina të rrumbullakëta ndaj atyre drejtkëndëshe, tavolinat e rrumbullakëta krijon ndjenjën e barazisë midis të pranishmëve.
  • Karrigia që ulet kryefamiljari i shtëpisë duhet të jetë përballë me derën ose përballë një dritareje.
  • Materiali më i mirë për tryezën është druri, i cili si material natyral ka një energji pozitive dhe kontribuon në paqen dhe qetësinë gjatë ngrënies.
  • Feng Shui të mirë në ambientin e ngrënies krijon një pasqyrë e cila jo vetëm përforcon dritën natyrore por gjithashtu krijon iluzionin se hapësira është më e madhe.
  • Në zyrë
  • Vendosni disa presse-papiers të cilat funksionojnë jo vetëm si dekorative të bukura por nxisin zhvillimin dhe stabilitetin. Sidomos presse- papiers të rrumbullakëta simbolizojnë stabilitetin e planetit, dhe ato të kristalta rritin begatinë. Vendosini mbi çeqet që mund të keni marrë por jo në faturat që nuk i keni paguar ende.
  • Bimë në ambientin e brendshëm
  • Bimët brenda në shtëpi ndihmojnë në lëvizjen chi dhe kështu dhe në energjinë e mirë, veçanërisht në ambientin e punës. Preferoni bimë të mëdha si zambakët, bambu dhe disa të tjera që quhen Jade. Nëse shtëpia juaj është e vogël preferoni një bimë më të vogël (por jo asnjë). Sigurohuni që bimët tuaja janë të shëndetshme dhe të ujitura mirë dhe ato do t'ju shpërblejnë për këtë.
  • Perdet dhe paravanet
  • Perdet dhe paravanet janë shumë të popullarizuara në filozofinë kineze, përtej bukurisë dhe zgjidhjes praktike që japin, mund të bllokojnë energjinë e cila rrjedh shpejtë- ideale është që energjia të rrjedh normalisht në një shtëpi. Kështu nëse porta kryesore e juaja është për drejtë me atë të pasmen energjia do të kaloj shumë shpejt nëpër shtëpi pa ndonjë përfitim. Një perde e hollë do ndihmonte, gjithashtu dhe një paravan i cili është ideal për të ndarë hapësirat si p.sh zyrën dhe sallonin.
  • Muzika
  • Mundë të dëgjohet e tepruar por një shtëpi ku nuk dëgjohet asnjëherë muzikë mund të jetë plotë me energji negative, kjo gjë mund të jetë negative për gjendjen shëndetësore dhe shpirtërore të familjes tuaj. Një mënyrë e mirë për të balancuar situatën është të vini muzikë kurë pastroni shtëpinë, kështu do të largoni energjinë negative dhe vendin e saj do e zërë ajo pozitive, është e rëndësishme të dëgjoni muzikë të paktën 10 minuta në javë.
  • Sipas Feng Shuit pajisje të tilla si sterio televizor magnetofon kabull e.t.j duhet të qëndrojnë të mbyllura në dollap kur nuk përdoren, pasi ato konsiderohen si prurës të energjisë negative në një shtëpi, sepse krijojnë fusha elektromagnetike.Kështu që ardhja juaj në kontakt me to duhet të jetë sa më e pakët të jetë e mundur.
  • Dhoma e gjumit
  • Në orën e çlodhjes ju duhet të shijoni gjumin pa ndërprerje, vetëm kështu do të jeni të suksesshëm dhe produktiv në jetën tuaj. Për të zvogëluar qarkullimin negative të chi sigurohuni që keni orën me alarm të paktën një metër larg krevatit tuaj. Shmanguni të vini televizor në dhomën ku flini por dhe nëse keni mundohuni të jetë i mbyllur brenda një dollapi në orën që flini.
  • Burimi Houzz
Load disqus comments

0 σχόλια