Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Këto janë gjërat që bëjnë përditë njerëzit që kanë një shtëpi të rregullt


Ke një program të vështirë brenda ditës tënde, të kesh shtëpinë tënde të rregullt të duket e pamundur. Fillon javën me një shtëpi të pastër dhe të rregullt, kur ke kaluar fundjavën duke bërë punë, dhe harrin drejt fundit të javës, me pirgje rrobash të pa lara, me banjën e pistë dhe gjëra të hedhura nëpër shtëpi. Dhe vjen fundjava që të bësh prapë pastrimin e shtëpisë. Duke formuar kështu një rreth që i vjen vërdallë. Bëji vetes tënde një nder dhe vendosi disa zakone të vogla që do të ndihmojnë të mbash shtëpinë të rregullt dhe të pastër.

Dhoma e gjumit
  • Në mëngjes
  • Shtro krevatin tënd menjëherë sa të ngrihesh nga gjumi. Ky zakon do të japë energjinë që të duhet në mëngjes për të vazhduar ditën. Gjithashtu do të ndaloj të futesh prapë në krevat.
  • Pastroje komodinën tënde në mëngjes. Një mënyrë e lehtë është të kesh një kuti me peceta të buta me aromë për.
  • Kështu nuk është e nevojshme ta pastrojmë në fundjavë.
  • Rregullo dollapin tënd para se të ikësh në punë. Vendos një kosh të vogël ose një qese ku do hedhësh çdo rrobë që nuk të bën apo nuk të pëlqen më. Në fund të muajit shiko çfarë ke mbledhur dhe pastroj rrobat e tua. Dhuroj çfarë nuk të hynë më në punë ose shiti apo hidhi.
  • Vari menjëherë rrobat që veshe gjatë ditës nëse nuk janë për të larë. Kështu nuk ke për tu ndeshur me pirgje rrobash në fundjavë, me këtë mënyrë do dish kush janë të lara dhe të pa lara.
  • Përdor kosha të ndryshëm për çdo person të familjes dhe në është e mundur dhe një për çarçafët. Me këtë mënyrë do kesh të ndara çarçafët nga rrobat.
  • Vendos lavatriçen menjëherë sa të kthesh nga puna në shtëpi. Nëse janë mbledhur rroba për një lavatriçe. Me këtë mënyrë ke kohë të arrish ti hapësh të thahen.
  • Banja
  • Në mëngjes
  • Spërkate dushin me pastrues çdo herë që e përdor. Pastroje lehtë dushin duke e spërkatur sipërfaqen në vazhdim shpëlaje dhe fshije me pecetë.
  • Në mbrëmje
  • Mblidhi raftet. Nëse në mëngjes je e nxituar për të çuar prapë në vend të gjithë produktet që përdore, në darkë është ora e duhur.
  • Pastroje tualetin në darkë gjatë rutinës së mbrëmjes. Për sa kohë që ju duhet për të larë dhëmbët dhe të heqësh makijazhin kaq kohë duhet dhe një pastrues vc për të vepruar. Lëreni të veproj dhe më pas fshiheni me pecetë.
  • Fshini sipërfaqen menjëherë sa të mbaroni me rutinën tuaj kaloni me një pecetë sipërfaqet e përdorura. Kështu do keni gjithmonë një banjë të pastër.
  • Në mëngjes
  • Boshatisni lavatriçen e pjatave ndërkohë që bëni kafen. Do jetë gati për pjatat që përdore në mëngjes dhe nuk do kesh një stivë me pjata për të larë në lavaman.
  • Pastroje një njollë menjëherë sa ta shikosh. Është më e lehtë të shikosh njollat në dritën e ditës, ndaj jepi vëmendje në mëngjes.
  • Ndërro pecetën e pjatave sepse duhet ndërruar shpesh me të pastër. Hidhe menjëherë në kosh me të palarat.
  • Në mbrëmje
  • Pastro në kuzhinë ndërkohë që gatuan. Ekzistojnë dy lloje kuzhinierësh në botë ata që gatuajnë dhe bëjnë dhe mbledhjen e kuzhinës në të njëjtën kohë dhe ata që nuk e bëjnë. Merë zakonin e kategorisë së parë dhe fillo me përgatitjen e gatimit dhe në vazhdim me pastrimin e kuzhinës.
  • Menjëherë sa të jetë përgatitur gjella, lajë enët që përdore dhe shijoje ushqimin tënd.
  • Mbushe lavatriçen dhe vëre në punë mos e lerë për në mëngjes, sado që preferenca jote të jetë një film tërheqës
  • Pastro sipërfaqen e kuzhinës. Fshi furrën me mikrovalë menjëherë sa e ke përdorur.
  • Do të zgjohesh dhe nuk do ta besosh kur të shohësh kuzhinën tënde kaq të pastër.
  • Salloni
  • Në mëngjes
  • Vendos një shportë në sallon. Një herë në ditë hith një sy në sallon dhe mbushe me objektet që shihni të hedhura atje këtu dhe lëreni afër hyrjes shportën. Menjëherë kur të kthehesh vendosi objektet në vendin e tyre.
  • Në mbrëmje
  • Fshije tavolinën e kafesë dhe tavolinat e tjera gjatë reklamave në tv.
  • Shkundi jastëkët e divaneve menjëherë sa të ngrihesh nga salloni dhe të fikësh televizorin.
  • Hyrja
  • Në mëngjes
  • Vendos çantën, çelësat dhe pallton në të njëjtin vend kështu është më lehtë të ikësh në mëngjes na shtëpia, duke patuar të gjitha çfarë të duhet të organizuar.
  • Merë mbeturinat dhe riciklimin kur dilni na shtëpia.
  • Në mbrëmje
  • Mos lini çantën e palestrës në shesh. Vendosni rrobat e pista në kosh me të palara dhe boshatisni çantën.
  • Vendosni korrespondencën në vendin e duhur dhe ndani llogaritë në të paguara dhe jo të paguara.
Load disqus comments

0 σχόλια