Përbërësit
- 700 gr miell i zakonshëm
- 300 gr miell për bukë
- 450 gr ujë i vakët
- 30 gr vajë ulliri
- 2 l,k kripë
- 1 l,k sheqer
- 250 gr brumë limoni receta këtu
- Në një tas të madh hedhim brumin dhe ujin e vakët.
- E lëmë të të shkrifet brumi dhe shtojmë përbërësit e tjerë të recetës, kripën, sheqerin, miellin dhe vajin duke punuar brumin 3-4 minuta.
- Hedhim brumin me një tas të lyer me miell dhe e mbulojmë me transparent për 6-12 orë deri sa të vijë.
- Sa më shumë orë e lëmë aq më shumë vrima do bëj brumi në pjekje.
- Punojmë brumin lehtë dhe i japim formën që dëshirojmë në një apo dy ose tre bukë dhe e hedhim në tavë ose gastër me kapak.
- Lëmë brumin për 1,5 orë të tjera të vijë prapë në ambient të ngrohtë.
- Në furrë të ngrohur paraprakisht në 250°C vendosim gastrën me kapak të djeg mirë më pas vendosim brumin në gastër, lëmë të piqen bukët për 30 minuta, ose 25 minuta pa kapak në 200°C, ose në tavë për 45-60 në 200°C.
0 σχόλια