Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Tortë me luleshtrydhe





Përbërësit
Për panispanjën
  • 5 vezë
  • 1/2 filxhan sheqer
  • 3/4 filxhan miell
  • 1 vanilje
  • 1 brez kripë
  • 1 l,k pluhur pjekës baking powder
Për shurupin
  • 1 filxhan sheqer
  • 1,1/2 filxhan ujë
  • 1 l,k lëng limoni
  • 1 vanilje
Për kremin vanilje
  • 500 gr vegetal cream (jeshilen)
  • 100 gr qumësht i kondensuar
  • 1 kuti pluhur garni (krem pastiçerie)
  • 2 vanilje
  • 1 qumësht i sheqerosur (pana)
Kremi luleshtrydhe
  • 700 gr luleshtrydhe
  • 8-9 l,s sheqer
  • 1 l,s e plotë niseshte
  • 1 vanilje
  • 2-3 l,s konjak ose pije luleshtrydhe
Përgatitja
  • Godasim vezët me sheqerin dhe kripën për 5 minuta.
  • Shtojmë përbërësit e thatë të kaluar në sitë dhe trazojmë lehtë me një shpatull.
  • Hedhim masën në një tepsi 26-28 cm ku kemi shtruar letër pjekje dhe pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 minuta.
  • Vlojmë sherbetin për 1 minutë nga ora që fillon të vlojë dhe e lemë të ftohet.
  • Në blender hedhim luleshtrydhet me sheqerin dhe niseshtenë godasim të bëhen pelte.
  • Nëse dëshirojmë masa të jetë pa farat e luleshtrydhes, kullojmë masën në një sitë duke e shtypur me një lugë.
  • Hedhim pelten në një tenxhere dhe trazojmë me shpejtësi të lidhet kremi mbi zjarr.
  • Shtojmë pijen ose konjakun dhe vaniljen.
  • Hedhim masën në një tas dhe e mbulojmë me transparente e lemë të ftohet.
  • Godasim në mikser kremin me qumështin, vaniljet dhe kremin e pastiçerisë garni në santigji, shtojmë dhe panën.
  • Në një pjatë të madhe vendosim çerkun dhe formojmë tortën duke vendosur panaspanjën, shurupin, kremin e vaniljes dhe kremin e luleshtrydhes dhe prapë pandispanjë,shurup,krem vanilje (në mes nuk vëmë krem luleshtrydhe) dhe prapë pandispanjën e fundit shurup, krem vanilje dhe mbarojmë me kremin luleshtrydhe.
  • Vendosim tortën të ngrijë në frigorifer në ngrirje për 1-2 orë dhe më pas i heqim çerkun tortës.
  • Mbulojmë dhe anët e tortës me kremin e vaniljes qe na ka mbetur dhe zbukurojmë tortën përsipër (me këtë krem del saktësisht masa dhe për zbukurim).
  • Mundemi ti presim në feta luleshtrydhet nëse dëshirojmë të mos i bëjmë pelte.
Load disqus comments

0 σχόλια