Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Krem Pastiçerie (Creme Patissiere)


Përbërësit
  • 1 litër qumësht
  • 100 gr niseshte
  • 6 të verdha veze
  • 270 gr sheqer
  • 1 vanilje mashurk
  • 100 gr gjalpë
Përgatitja
  • Në një tenxhere hedhim 700 gr nga qumështi, vaniljen pasi e kemi pastruar nga farat me një thikë, hedhim dhe mashurkën e vaniljes brenda në qumësht (mund të zëvendësojmë vaniljen mashurka me 2 vanilje kapsula). Shtojmë të gjithë sheqerin por nuk e trazojmë. Vendosim në temperaturë të mesëm dhe e lemë të marri 1 valë.
  • Në një tas hedhim niseshte me të verdhat e vezëve. Shtojmë dhe 300 gr të qumështit të mbetur dhe trazojmë me një rrahëse të mos bëhet kokrra.
  • Kur të ketë marrë valë qumështi e heqim nga zjarri, heqim cipën me një lugë. Shtojmë masën tjetër që përgatitëm duke trazuar shpejtë me rrahësen. Vendosim prapë në zjarr tenxheren.
  • Trazojmë mirë në temperaturë të ulët deri sa të piqet kremi. Kjo mund të marrë dhe 10 minuta mundohemi ta pjekim mirë kremin qe të iki era e niseshtesë.
  • Heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë gjalpin duke e trazuar mirë deri sa të shkrijë. Hedhim kremin në një tepsi e mbulojmë me transparentë të ngjitet përsipër kremit që mos të formoj cipë. Vendosim kremin në frigorifer. Kremi është gati për përdorim.
    Tips 
  • Nuk e trazojmë sheqerin në qumësht sepse kështu sheqeri bënë një shtresë mbrojtje dhe se lë të digjet.
  • Nëse hedhim vanilja mashurka sigurisht që era e krimit është më e fortë.
Load disqus comments

0 σχόλια