Përbërësit
- 1 lakër e bardhë e mesme
- 3-4 domate
- 4-5 ullinj
- Vajë, uthull ose limon
- Kripë
- Presim lakrën në mes e pastrojmë nga pjesa e fortë me një thikë, e presim në fije të holla.
- Lajmë me ujë të bollshëm dhe e lemë mënjan të kullojë mirë.
- Pastrojmë dhe lajmë domatet, i presim në fleta të rrumbullakëta.
- Vendosim të gjithë përbërësit në një pjatë sallate vendosim përsipër disa ullinj dhe spërkatim me pakë majdanoz.
- Pak më parë se të shërbejmë shtojmë kripën, vajin, uthullën ose limonin sipas dëshirës.
- Kjo sallatë mundë të bëhet dhe me lakër dhe karotë të grirë në rende.