Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Sallatë me lakër të bardhë dhe domate



Përbërësit
  • 1 lakër e bardhë e mesme
  • 3-4 domate
  • 4-5 ullinj
  • Vajë, uthull ose limon
  • Kripë
Përgatitja
  • Presim lakrën në mes e pastrojmë nga pjesa e fortë me një thikë, e presim në fije të holla.
  • Lajmë me ujë të bollshëm dhe e lemë mënjan të kullojë mirë.
  • Pastrojmë dhe lajmë domatet, i presim në fleta të rrumbullakëta.
  • Vendosim të gjithë përbërësit në një pjatë sallate vendosim përsipër disa ullinj dhe spërkatim me pakë majdanoz.
  • Pak më parë se të shërbejmë shtojmë kripën, vajin, uthullën ose limonin sipas dëshirës.
  • Kjo sallatë mundë të bëhet dhe me lakër dhe karotë të grirë në rende.
Read more

Caesar salad



Përbërësit
  • Një sallat jeshile e madhe
  • 2 fileta pule të prera për së gjati
  • 3 fletë proshutë
  • Disa kruton
  • Djathë parmezana ose rigato i tymosur
Për dressing
  • 1 thelb hudhër
  • 4 lugë supe vaj ulliri
  • 1 limon
  • 1 lugë kafeje mustardë
  • Krip,piper
Përgatitja
  • Përgatisim salcën vingret, hedhim të gjithë përbërësit e salcës në mikser dhe i bluajmë.

  • Pjekim pulën dhe proshutën dhe i presim në fletë.
  • Në një pjatë sallate vendosim krutonat sallatën jeshile, pulën e prerë dhe proshutën, dhe trazojmë.
  • Hedhim përsipër dhe salcën e përgatitur(vingret) me djathin parmezana.
Read more

Bamje me mish pule


Përbërësit 
  • 2/3 filxhan çajë vaj ulliri
  • 1 pulë e prerë në copa
  • 1 qep e prerë hollë
  • 1 thelb hudhër
  • 6 domate të pastruar nga zhapa dhe te prera në copa ose i zëvendësojmë me 200 gr domate konservë
  • 250 ml verë e bardhë
  • 600 gr bamje
  • 1 limon lëngun e tij
  • Kripë, piper
  • 1/2 e lugës kafes sheqer
  • 2-3 lugë uthull
  • Majdanoz
Përgatitja
  • Në një tenxhere kaurdisim pulën me vajin e ullirit, e vendosim në një pjatë dhe e lëmë mënjan.
  • Hedhim qepën dhe hudhrën në tenxhere të kaurdisen dhe shtojmë domatet me majdanozin, ziejmë 5 minuta.
  • Hedhim në tenxhere pulën, verën, kripën, piperin, sheqerin dhe pak ujë, mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët rreth 30 minuta.
  • Ndërkohë pastrojmë bamjet dhe ju hedhim 1 lugë uthull, hedhim bamjet në ujë te nxehtë për 5 minuta, i kullojmë dhe hedhim lëngun e limonit përsipër.
  • I lemë 10 minuta dhe i hedhim në tenxhere me pulën, shtojmë një gotë ujë dhe ziejmë për 20 minuta bamjet.
Read more

Tortë KOK në tavë


Përbërësit
Pandispanja
  • 1 1/2 filxhan çaji miell fryrës (farina)
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 2 vanilje pluhur
  • 6 vezë të ndara të bardhat nga të verdhat
  • 1 1/2 filxhan çaj sheqer
Për kremin
  • 8 l,s të prera miell
  • 4 l,s të prera niseshte
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 6 të verdha veze
  • 5 filxhan qumësht i freskët
  • 1 vanilje
  • 3 l,s gjalpë
Për mbulimin nga lartë
  • 170 gr kuverturë çokollatë
  • 170 ml krem qumështi pana me 35% yndyrë
  • 1 l,k mjaltë
Për shurupin
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 filxhan ujë
Përgatitja
  • Ngrohim paraprakisht furrën në 170°C me ajër.
  • Përgatisim pandispanjën, në një tas bashkojmë miellin, pluhurin pjekës dhe 2 vaniljet.
  • Godasim në mikser të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (mareng).
  • Godasim në mikser 1 1/2 filxhan sheqer me të verdhat e vezëve të bashkohen mirë.
  • Hedhim masën e sheqerit dhe të vezëve që përgatitëm më parë në të bardhat dhe trazojmë lehtë.
  • Hedhim miellin pak nga pakë dhe trazojmë me kujdes në të njëjtin drejtim të mos humbim fryrjen.
  • Shtrojmë 2 tava të mesme me letër pjekje dhe ndajmë brumin në dy tepsitë në mënyrë të barabartë.
  • Pjekim për 25- 30 minuta.
  • Përgatisim kremin
  • Në një tenxhere hedhim gjysmën e qumështit dhe në temperaturë të mesme e vlojmë.
  • Në një tas hedhim gjysmën tjetër të qumështit shtojmë miellin, niseshtenë të verdhat e vezëve, 1 filxhan sheqer dhe 1 vanilje.
  • Hedhim masën e përgatitur në qumështin e nxehtë, hedhim dhe gjalpin duke trazuar vazhdimisht të mos na ngjisë kremi dhe të piqet mirë.
  • Përgatisim glason çokollatë
  • Në një tenxhere të vogël ngrohim kremin e qumështit sa të nxehet jo të vloj.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë çokollatën duke trazuar sa të shkrijë mirë çokollata, shtojmë dhe mjaltin.
  • Përgatisim shurupin
  • Në një tenxhere të vogël hedhim ujin dhe sheqerin të ziejë 2-3 minuta.
  • Montojmë tortën
  • Heqim nga tepsia pandespanjën e parë (duhet të jetë krejt e ftohtë) dhe e vendosim në një pjatë të madhe ose tepsi.
  • Spërkatim me shurupin e nxehtë përsipër pandespanjën. Hapim kremin nga lartë, shtrojmë panaspanjën e dytë, spërkatim me shurupin e mbetur, hedhim dhe glason e çokollatës për sipër dhe e mbulojmë tepsinë me transparentë.
  • Vendosim tortën në frigorifer për 2-3 orë.
Read more

Brumë i ardhur me limon



Marrim një limon dhe e presim në mes, e lëmë në ambient shtëpie jo në frigorifer për 4 ditë të thahet.
Marrim 4 lugë miell e përziejmë me pak ujë dhe 8-10 pika limoni të bëhet një brumë i butë.
Mbulojmë tasin me film dhe e lëmë në ambient shtëpie për 24 orë.
Hedhim 4 lugë të tjera miell pak ujë dhe punojmë pakë brumin, mbulojmë për 24 orë të tjera.
Bëjmë të njëjtin proces për herë të tretë dhe lëmë brumin për 24 orë të tjera, brumi është gati për tu përdorur.
Nëse nuk e përdorim brumin në këtë moment e vendosim në frigorifer për një javë.
Nëse as mbas një jave se përdorim brumin e rifreskojmë me 4 lugë të tjera miell dhe pak ujë.
Mundemi çdo dy muaj të hedhim në brumë disa pika limoni që kemi lënë jashtë të prerë për 4 ditë për ta forcuar.
Për të bërë bukë na duhen 250 gr brumë për 1 kg miell.
Read more

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Bukë me brumë të ardhur me limon


Përbërësit
  • 700 gr miell i zakonshëm
  • 300 gr miell për bukë
  • 450 gr ujë i vakët
  • 30 gr vajë ulliri
  • 2 l,k kripë
  • 1 l,k sheqer
  • 250 gr brumë limoni receta këtu
Përgatitja
  • Në një tas të madh hedhim brumin dhe ujin e vakët.
  • E lëmë të të shkrifet brumi dhe shtojmë përbërësit e tjerë të recetës, kripën, sheqerin, miellin dhe vajin duke punuar brumin 3-4 minuta.
  • Hedhim brumin me një tas të lyer me miell dhe e mbulojmë me transparent për 6-12 orë deri sa të vijë.
  • Sa më shumë orë e lëmë aq më shumë vrima do bëj brumi në pjekje.
  • Punojmë brumin lehtë dhe i japim formën që dëshirojmë në një apo dy ose tre bukë dhe e hedhim në tavë ose gastër me kapak.
  • Lëmë brumin për 1,5 orë të tjera të vijë prapë në ambient të ngrohtë.
  • Në furrë të ngrohur paraprakisht në 250°C vendosim gastrën me kapak të djeg mirë më pas vendosim brumin në gastër, lëmë të piqen bukët për 30 minuta, ose 25 minuta pa kapak në 200°C, ose në tavë për 45-60 në 200°C.
Read more

Çyrek të ëmbël (Tsurekia)



Përbërësit
  • 1100 gr miell për çyrek
  • 320 gr sheqer
  • 150 gr qumësht i freskët
  • 100 gr ujë
  • 1 portokall i mesëm i bluar në mikser me gjithë zhapën i heqim vetëm farat
  • 3 vezë
  • 2 të verdha veze
  • 80 gr maja e butë
  • 2 vanilje
  • 2 l,k mahlebi
  • 1 l,k mastika pluhur
  • 100 gr gjalpë qumështi
  • 100 gr fitini
  • 1 brez kripë
Përgatitja
  • Në tasin e përpunueses së brumit hedhim 100 gr ujë të vakët, shtojmë majanë, 100 gr nga mielli, 1 lugë supe nga gjalpi trazojmë në përpunuesen e brumit në shkallën e ulët të bëhet një brumë i hollë.
  • Lemë brumin të vijë pasi e kemi mbuluar me transparent 20 minuta në vend të ngrohtë.
  • Në një tenxhere hedhim gjysmën e gjalpit, sheqerin, qumështin, vezët, vaniljet, mahlebin, mastikën, kripën dhe në fund portokallin e bluar. Trazojmë të bëhet një salcë e vakët rreth 40°C.
  • Gjalpin e mbetur e shkrijmë dhe e lemë mënjan.
  • Kur të jetë gati brumi me majanë hedhim brenda miellin dhe salcën e vakët. Godasim në shkallën e ultë të përpunueses rreth 8 minuta dhe 2 minuta në shkallën e 3 me 4.
  • Gjalpin e shkrirë e hedhim në brumë ngadalë 3 me 4 herë gjatë përpunimit të brumit mbajmë 2 lug gjalpë për në fund.
  • Lemë masën të mbuluar me transparent dhe të lyer me gjalpin përsipër të 2-3 fushohet në vend të ngrohtë për 1 me 1,5 orë.
  • Peshojmë brumin në masën që dëshirojmë dhe bëjmë 9 cilindra të njëllojshëm (me këtë brumë dalin 3 çyrek mesatar nga 3 cilindra secili), lemë në tepsi cilindrat të mbuluar me transparent për 15 minuta.
  • Bëjmë gërshet çyreqet dhe i lemë në vend të ngrohtë të mbuluar me transparent për 35-40 minuta të trefishohen.
  • Lyejmë çyreqet me një të bardhë veze përsipër dhe sipas dëshirës hedhim përsipër bajame fletë.
  • Lemë dhe 10 minuta të tjera çyreqet dhe i vendosim në furrë të ngrohur paraprakisht në 160°C me rezistenca 40 me 50 minuta varet sa të mëdhenj janë çyreqet.
  • Mbas 35 minutash mundemi ti mbulojmë me letër pjekëse në kanë marrë ngjyrë shumë.
Read more

Pasta për shën Valentinin

Përbërësit për pandespanjën
  • 7 vezë
  • 7 lugë supe të prera miell
  • 7 lugë supe të prera sheqer
  • 3 lugë supe të plota kakao
  • 1 vanilje
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 1 brez kripë
Përbërësit për krem luleshtrydhen
  • 1 faqe garni pluhur vanilje
  • 200 ml qumësht i ftohtë
  • 1 faqe xhel pluhur
  • 200 ml ujë i nxehtë
  • 1 vanilje
  • 2 lugë supe panna ose sheqer pluhur
  • Pak pika ngjyrë pastiçerie (sipas dëshirës)
  • 3-4 lugë marmelatë luleshtrydhe e bashkuar me 1-2 lugë pije luleshtrydhe (sipas dëshirës)
Përbërësit për sherbetin
  • 1 filxhan çaje sheqer
  • 1.1/2 filxhan çaje ujë
  • 1 vanilje
  • 1 lugë kafeje lëng limoni
  • 1 gotë e vogël rakie pije luleshtrydhe
Përbërësit për ganazhin
  • 250 gr çokollatë kuvertura e copëtuar
  • 150 gr qumësht i kondensuar
  • 1 lugë supe margarinë
  • 1 lugë supe mjaltë
  • Ganazhi mund të zëvendësohet me 250 gr krem qumështi dhe 250 gr çokollatë.
Përgatitja
  • Fillojmë me pandispanjën. Godasim vezët, sheqerin dhe kripën 5-8 minuta në mikser të fryhen dhe të dyfishohen.
  • Shtojmë në 3 herë miellin të situr me kakaon dhe pluhurin pjekës duke trazuar lehtë me shpatull.
  • Hedhim masën në një tepsi të madhe të sobës elektrike ku kemi shtruar letër vajore dhe pjekim në 180 gradë për 8-10 minuta.
  • Ziejmë sheqerin me ujin për 1 minutë nga ora që ka marrë valë, shtojmë lëngun e limonit shtojmë pijen dhe vaniljen. E lëmë mënjanë të ftohet.
  • Shkrijmë në ujë të nxehtë xhelin dhe e lëmë të ftohet por jo të mpikset.
  • Godasim garnin me qumështin dhe vaniljen në santigji dhe shtojmë xhelin.
  • Shtojmë pannen ose sheqerin pluhur (provojmë kremin sa i ëmbël është). Vendosim kremin në korne.
  • Presim pandispanjën në 8 copa në formë zemre ose çfarë forme të dëshirojmë me një formë 8-10 cm.
  • Zhytim një nga një copat e pandespanjës në sherbetin e ftohtë ose të vakët të regjen mirë dhe i shtrojmë në një pjatel ku kemi shtruar letër pjekje i çojmë në frigorifer.
  • Mbushim pastat me korne me kremin nga lartë dhe vendosim nga lart marmelatën. Mbulojmë me copat e tjera të pandespanjës qe kemi sherbetuar.
  • Vendosim pastat ne frigorifer në ngrirje për 2 orë.
  • Nxjerrim nga korneja kremin e mbetur dhe vendosim në një tas në frigorifer.
  • Pasi kanë ngrirë pastat godasim me një rrahëse kremin e mbetur e hapim bukur me një shpatull mbi pastat dhe anës tyre,vendosim në frigorifer prapë për 1 orë.
Përgatisim ganazhin
  • Valojmë qumështin dhe e hedhim mbi çokollatën dhe margarinën. Trazojmë shtojmë dhe mjaltin.
  • Nxjerrim pastat nga frigoriferi i vendosim mbi një zgarë dhe hedhim përsipër ganazhin me ndihmën e një shpatulle.
  • Zbukurojmë përsipër sipas dëshirës.
  • Përbërësit janë për 8 pasta ose për një tepsi 26-28 cm.
  • Për të zbukuruar përdorim santigji me pak ngjyrë pastiçerie.
  • Në vend të xhel luleshtrydhe mund të përdorim xhel qershie ose portokalli çfarë shije të dëshirojmë.
  • Në vend të garni mund të përdorim krem qumështi ose kuti morfat.
  • Në vend të krem luleshtrydhe mund të përdorim çfarë kremi të dëshirojmë, dhe krem patiseri.
  • Pastat duhet të jen të ngrira që mos të prishen kur ti punojmë.

Read more

Akullore vanilja


Përbërësit 
  • 500 ml qumësht
  • 2 shkopinj vanilje
  • 6 të verdha veze
  • 150 gr sheqer
  • 300 ml krem qumështi
Përgatitja
  • Nxehim qumështin bashkë me shkopinjtë e vaniljes deri sa të marri një valë.
  • Heqim tenxheren nga zjarri e lëmë për 30 minuta të marri aromën e vaniljes qumështi, kullojmë qumështin nga vanilja.
  • Në një tas të madh godasim të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa të zbardhen, pak nga pak shtojmë qumështin e kulluar dukë e trazuar.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tenxhere të pastër duke e trazuar në temperaturë të ulët deri sa të mpikset, jo të vloj.
  • Heqim tenxheren nga zjarri dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.
  • Ndërkohë godasim kremin e qumështit në santigji.
  • Hedhim brenda në kremin e qumësht dhe masën e përgatitur më parë dhe e vendosim në një tas të përshtatshëm për akullore (xhami ose porcelani)
  • E vendosim akulloren për 2 orë ne frigorifer në ngrirje.
  • Më pas e godasim me mikser akulloren dhe e vendosim prapë në frigorifer për 2 orë të tjera.
  • Godasim prapë akulloren me mikser dore dhe më në fund e lëmë akulloren për 3 orë të tjera në akull.
  • Nëqoftëse kemi makinë akullore e përpunojmë atje akulloren.
Read more